Aktualitet

Në ndjekje që nga Fieri, u kap tek "Rruga e Elbasanit", i riu me "Benz" 'numra' Policisë, tentoi edhe t'i korruptonte

Ai është vënë në ndjekje që në Fier, një natë më parë nga uniformat blu pasi nuk i ka ndaluar policisë në pikat e kontrollit.

14 Gusht 2022, 11:45 Nga k.m.
Në ndjekje që nga Fieri, u kap tek "Rruga e Elbasanit", i
Foto ilustruese

TIRANË- Një 32-vjeçar, i identifikuar si Petrit Syla është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për tre vepra të ndryshme penale. Ai është vënë në ndjekje që në Fier, një natë më parë nga uniformat blu pasi nuk i ka ndaluar policisë në pikat e kontrollit. Derisa u ndalua në rrugën e Elbasanit. Në momentin e ndalimit, 32-vjeçari ka rezultuar i dehur gjatë testit të alkoolit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Drejtonte në gjendje të dehur, automjetin e shpallur "Alert", tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e procedurave ligjore dhe i kundështoi ata gjatë shoqërimit në komisariat, vihet në pranga 32-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, gjatë kontrolleve parandaluese për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kryqëzimin e rrugës "Mustafa Matohiti" me Rrugën e Elbasanit, mbrëmjen e djeshme, kanë ndaluar automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin P. S., 32 vjeç.

Gjatë verifikimit të dokumenteve, ka rezultuar se mjeti që drejtonte shtetasi P. S. ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, pasi nuk i ka ndaluar shërbimeve të Policisë, në pikat e kontollit. Pas kryerjes së testit të alkoolit, shtetasi P. S. ka rezultuar se drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, dhe me qëllim shmangien e procedurave ligjore dhe shoqërimin në komisariat, ka kundështuar punonjësit e Policisë dhe ka tentuar t’i korruptojë, duke iu ofruar një shumë parash.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. S., për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

petrit syla tiranë

Sondazh

Poll