Aktualitet

Plagosja në Kuçovë, 45-vjeçari u qëllua nga fqinji pas një sherri të momentit! Në kërkim autori

I riu ka qëlluar 4 herë me pistoletë fqinjin e tij pas një konflikti për motive të dobëta, por 2 plumba e kapën në trup.

14 Gusht 2022, 10:34 Nga k.m.
Plagosja në Kuçovë, 45-vjeçari u qëllua nga fqinji
Pamje nga vendi i ngjarjes

KUÇOVË- Është identifikuar dhe shpallur në kërkim i dyshuari kryesor për plagosjen e ndodhur një natë më parë në Kuçovë. 45-vjeçari Admir Bejo është qëlluar nga fqinji i tij 36-vjeçar, i identifikuar me inicialet me inicialet E.R., i cili ka qëlluar në drejtim të Bejos.

Sherri mes Bejos dhe autorit ka ndodhur në banesës e këtij të fundit, ku pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin komshiu i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 4 herë me pistoletë fqinjin e tij pas një konflikti për motive të dobëta, por 2 plumba e kapën në trup.

Bejo u gjet në rrugë i plagosur nga kalimtarë të rastit, të cilët e dërguan edhe në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plagosja e tij nuk ka të bëjë me larje hesapesh, siç u dyshua fillimisht. Burime nga lagjia “1 Maji”, ku edhe banonte i plagosuri konfirmojnë se Admir Bejo ishte përdorues i rregullt i lëndëve të forta narkotike dhe për këtë arsye mashtronte e u merrte lekë borxh njerëzve që njihte.

Sipas banorëve të lagjes, Bejo kishte degraduar dhe konfliktohet me këdo që i dilte para, edhe pa asnjë shkak. Kjo është edhe pista ku po hetohet, megjithatë pritet dëshmia e Bejos për të zbuluar shkakun e vërtetë të sherrit që çoi në plagosjen e 46-vjeçarit. 

admir bejo plagosje ne kucove plagoset admir bejo

Sondazh

Poll