Aktualitet

Arrestohen dy të rinj shqiptarë në Angli: Bandat na detyruan të mbjellim kanabis

Arbri Dervishi dhe Francesk Markaj, të dy 26 vjeç, u gjetën në një banesë të braktisur në Central Drive.

14 Gusht 2022, 11:26 Nga k.m.
Arrestohen dy të rinj shqiptarë në Angli: Bandat na detyruan
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen se po kujdeseshin për bimë kanabisi. Sipas mediave të huaja, shqiptarët rrëfyen në momentin se trafikantët i kërcënuan se do t'i vrisnin nëse nuk irespektonin.

Arbri Dervishi dhe Francesk Markaj, të dy 26 vjeç, u gjetën në një banesë të braktisur në Central Drive. Të dy ishin futur në territorin e Anglisë me kamion dhe më pas u detyruan të punonin në fermë për të paguar paratë që kishin marrë borxh për të hyrë në Angli.

Daniel Harman, që përfaqësonte Markajn, tha se niveli i shfrytëzimit nga trafikantët ishte i tillë që nëse burrat do të vdisnin në banesën e pasigurt, bandës as nuk do t'i interesonte. Ndërsa Dervishi shpreson të qëndrojë në Angli tani./ lancs.live

arbri dervishi francesk markaj

Sondazh

Poll