Aktualitet

VD-Vrau partneren në Elbasan, Mici në gjyq: Nuk e mbaj mend ditëlindjen, s’kam lekë për avokat

I pyetur nëse ka qenë i dënuar më parë, ai ka pohuar, për akuzën ‘dhunë në familje’.

2 Gusht 2022, 11:24 Nga A.B
VD-Vrau partneren në Elbasan, Mici në gjyq: Nuk e mbaj mend
Ramis Mici

ELBASAN- Ramis Mici, i cili ka vrarë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezin ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit. Në sallën e gjyqit është pyetur nga gjyqtarja për gjeneralitetet dhe datën e lindjes, por këtë të fundit ai tha se nuk e mbante mend. Ndërsa ka kërkuar avokat mbrojtës të caktuar nga shteti, pasi tha se nuk kishte lekë për të paguar një avokat të zgjedhur prej tij.

I pyetur nëse ka qenë i dënuar më parë, ai ka pohuar, për akuzën ‘dhunë në familje’.

Vrasja e Jetlira Elezit ndodhi dy ditë më parë në lagjen 'Skëndërbeu' në Elbasan. 37-vjeçe mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj. Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës. Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës.

ramis mici

Sondazh

Poll