Aktualitet

Kanabis, vjedhje dhe dhunë në familje, policia arreston 6 persona në Tiranë

Në pranga ka përfunduar një 21-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik iu janë gjetur një lëndë e dyshuar si kanabis sativa.

2 Gusht 2022, 09:18 Nga A.B
Kanabis, vjedhje dhe dhunë në familje, policia arreston 6 persona
Policia

TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në kryeqytet pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 21-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik iu janë gjetur një lëndë e dyshuar si kanabis sativa. Po në pranga kanë përfunduar dy persona pasi kanë vjedhur disa materiale ndërtimi në një godinë. Personat e tjerë të ndaluar janë arresuar për vepra penale si drejtim mjeti pa leje qarkullimi apo dhe dhunë në familje. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit:

- G. R., 47 vjeç dhe B. A., 50 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën "Arben Broci, kanë vjedhur disa materiale ndërtimi në një godinë në rikonstruksion;

- E. R., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndqj bashkëshortës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi i ka vjedhur portofolin shtetases A. H. Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin në kërkim E. P. (R)., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll