Aktualitet

VD- Kush do vritej? Kapet snajper në Tiranë, arrestohen 2 persona, mes tyre ish-efektivi i RENEA-s

Remal Rada dhe Elton Hithi arrestohen në Tiranë.

26 Korrik 2022, 11:13 Nga A.B
VD- Kush do vritej? Kapet snajper në Tiranë, arrestohen 2 persona, mes
Momenti i arrestimit

TIRANË- Kapet snajper në Tiranë! Në mes të kryeqytetit Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Double strike", duke vënë në pranga 2 persona.  Remal Rada dhe Elton Hithi janë dy të rinjtë e arrestuar nga Policia e Shtetit pasi u kapën me snajper në mjetin e tyre. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Rada është ish-efektiv i RENEA ndërsa Elton Hithi, rezulton të jetë i dënuar më parë për vjedhje.

Policia ndaloi mjetin në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, aty ku pas kontrollit u gjetën një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Po ashtu, në mjet u gjet armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Rada dhe Hithi do të hetohen për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Double strike", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie. Vihen në pranga 2 shtetasit që i mbanin armët dhe sendet e kundërligjshme, në automjetin me të cilin qarkullonin dhe në banesat e tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, me një automjet, po qarkullonin 2 shtetas të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double strike”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: - R. R., 39 vjeç, banues në Tiranë; - E. H., 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin R. R. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

remal rada elton hithi operacioni double strike

Sondazh

Poll