Aktualitet

Dyshohet se nxori sekretin e gjermanëve, ish-numri dy i OFL kërkon rikthimin në detyrë

Shkëmbi i është drejtuar me rekurs të “Lartës” duke kundërshtuar vendimet e shkallëve më të ulëta, që nuk kanë pranuar të heqin masën dhe rikthejnë në detyrë Shkëmbin.

26 Korrik 2022, 11:01 Nga A.B
Dyshohet se nxori sekretin e gjermanëve, ish-numri dy i OFL kërkon
Artan Shkembi

TIRANË- Artan Shkëmbi, ish-numri dy i OFL, i vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”, i kërkon Gjykatës së Lartë shuarjen e masës së “Pezullimit nga detyra” vendosur nga Gjykata e Tiranës.

Shkëmbi i është drejtuar me rekurs të “Lartës” duke kundërshtuar vendimet e shkallëve më të ulëta, që nuk kanë pranuar të heqin masën dhe rikthejnë në detyrë.

Artan Shkëmbi akuzohet se ka publikuar informacione për dy persona që ishin nën hetim dhe dekonspiruar veprimet hetimore që po kryheshin. Akuza lidhet me shpërdorimin e detyrës duke nxjerrë informacione sekrete për dy trafikantët, Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj.  Autoritetet gjermane dyshojnë se Shkëmbi dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Prronin dhe Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania.

 

artan shkembi

Sondazh

Poll