Aktualitet

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 40-vjeçari nga Tepelena

Personi me inicialet I.H është dënuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, duke dalë jashtë banesës. 

26 Korrik 2022, 11:02 Nga A.B
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”,
Policia Gjirokaster

TEPELENË- Një 40-vjeçar është vënë në pranga në Tepelenë pasi ka thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Policia informon se personi me inicialet I.H është dënuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, duke dalë jashtë banesës. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 40 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, duke dalë jashtë banesës. Materialet në ngarkim të shtetasit I. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tepelene

Sondazh

Poll