Aktualitet

18-vjeçari u mbyt teksa u fut në det për të shpëtuar dy të miturit, flet roja bregdetare. Erdhi të më ndihmonte...

Igli Shahinaj ndonëse shfaqet i shqetësuar tregon ngjarjen duke thënë se në bregdet ishte ngritur flamuri i kuq.

15 Korrik 2022, 12:07 Nga k.m.
18-vjeçari u mbyt teksa u fut në det për të shpëtuar
Igli Shahinaj

DURRËS- Një tjetër version shfaqet një ditë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 18-vjeçari Anri Kashiku. Vrojtuesi i njërit prej dy plazheve private që ndodhen në sektorin ‘Rinia’ dhe që ka në administrim njërin prej tyre, Igli Shahinaj ndonëse shfaqet i shqetësuar tregon ngjarjen duke thënë se në bregdet ishte ngritur flamuri i kuq. Por gjithashtu pranon se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ai nuk ka qenë në kullën e vrojtimit. Megjithatë kishte hyrë në det për të shpëtuar dy të rinjtë. 

“Pamë dy persona që kishin hyrë në det edhe ngaqë kishim flamurin që nuk lejohet vrapuam direkt për t’i ndihmuar të miturit që nuk dëgjonin thirrjet. Bashkë me mua vjen vëllai i tij dhe një punëtor i zonës këtu për të na ndihmuar."

Por në momentin kur kanë nxjerrë dy të rinjtë nga deti, nuk kanë parë më 18-vjeçarin, por kanë pikasur vetëm kapelen e tij.

“Morëm dy trupat e vegjël që kishin humbur ndjenjat dhe u munduam t’i nxirrnim shpejt në det për t’i dhënë ndihmën e parë nga ambulanca, por personi i tretë ishte mbrapa nesh dhe kur kthyem kokën për ta parë ku është personi pamë vetëm një kapele sipër detit. Vrapuam me shpejtësi për ta parë personin, por vetëm kapelja ishte aty nuk mundëm ta ndihmonim dot,”- shtoi më tej ai.

18-vjeçari do të përcillet pasditen e sotme për në banesën e fundit. Gjëma që e goditi familjen e ktheu nga Anglia të atin që jetonte dhe punonte atje prej disa vitesh për të siguruar të ardhmen e tre fëmijëve dhe gruas në atdhe. Anri ishte djali i madh i familjes Kashiku që disa vite më parë u shpërngul nga Librazhdi në periferi të Durrësit, në lagjen ”Mirdita” të Sektorit Rinia.

anri kashiku igli shahinaj

Sondazh

Poll