Aktualitet

Lirohet nga burgu Rovena Voda, ish-zyrtarja: Do vazhdoj luftën për pafajësi

Voda u arrestua më 13 korrik 2021 në një operacion të SPAK për goditjen e korrupsionit.

15 Korrik 2022, 11:43 Nga f.g
Lirohet nga burgu Rovena Voda, ish-zyrtarja: Do vazhdoj luftën për
Rovena Voda, ish-zv.ministre

TIRANE- Ish-zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda është liruar nga burgu. Gjykata e Posaçme sapo ka shuar masën e arrestit me burg duke e lejuar të jetë e lirë por procesi i apelit për të kundërshtuar dënimin e gjykatës vazhdon. Nga jashtë dyerve të gjykatës, ish-zyrtarja e lartë mësohet se ka thënë për mediat se do të vijojë betejën e saj për pafajësi. “Kam humbur një beteje, por lufta vazhdon për pafajësinë”, është shprehur Voda.

Pse u arrestua Rovena Voda?

Voda u arrestua më 13 korrik 2021 në një operacion të SPAK për goditjen e korrupsionit. Ish-zyrtarja u zbulua teksa bisedonte dhe akuzohet se kishte marrë të mira materiale për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë Florinda Beun përmes njohjes që kishte me avokaten Majlinda Hasani. Gjykata e Posaccme e dënoi Vodën me 10 muaj burg.

 

lirohet rovena voda rovena voda

Sondazh

Poll