Aktualitet

VD/ Ky është majmuni "boksier" që rrahu policët me shpulla në Sarandë

Por në këtë çast, majmuni inteligjent iu është përgjigjur duke i goditur në zonën e fytyrës, nga ku raportohet se kanë marrë dhe dëmtime.

15 Korrik 2022, 00:00 Nga f.g
VD/ Ky është majmuni "boksier" që rrahu policët me
Foto e majmunit

SARANDE- Pamjet që po shihni në këtë video vijnë nga Saranda atje ku një majmun ka "vënë përpara" disa efektivë të Policisë Bashkiake. Pamjet që po shihni janë filmuar përpara se kafsha e zgjuar të ishte protagoniste e një ngjarjeje, e denjë për skenar filmi komedi. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Majmuni u arratis dje pasdite nga kafazi ku ishte vendosur në Sarandë dhe banorët e ngatërruan me një ari të vogël dhe kanë njoftuar policinë. Në momentin që efektivët e Policisë Bashkiake u afruan për ta parë, panë se ishte një majmun dhe jo ari dhe tentuan ta kapnin.

Por në këtë çast, majmuni inteligjent iu është përgjigjur duke i goditur në zonën e fytyrës, nga ku raportohet se kanë marrë dhe dëmtime. Nëse pronari i majmunit nuk do të kishte ndërhyrë, me siguri që bilanci i kësaj ngjarjeje do të ishte edhe më i rëndë...

majmuni ne sarande policia e sarandes

Sondazh

Poll