Aktualitet

Kultivonin drogë në vazo dhe më pas e shisnin nëpër Tiranë, arrestohen babë e bir

Të dy, të identifikuar me inicialet B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç (babë e bir), dyshohet se mbillnin kanabisin në vazo dhe pasi e përgatisnin në doza e shisnin në zona të ndryshme të kryeqytetit.

15 Korrik 2022, 10:36 Nga k.m.
Kultivonin drogë në vazo dhe më pas e shisnin nëpër
Pamje nga aksioni

TIRANË- Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike. Të dy, të identifikuar me inicialet B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç (babë e bir), dyshohet se mbillnin kanabisin në vazo dhe pasi e përgatisnin në doza e shisnin në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në njoftimin e plotë të Policisë, Policia zbuloi 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI I PLOTË:

 

Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar "House", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5. Kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre, vihen në pranga babë e bir. Sekuestrohen 2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "House". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: - B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç (babë e bir), për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll