Aktualitet

Ikën Arben Kraja! Gara për kreun e ri, deri tani ka 3 kandidatura, kush do marrë drejtimin e SPAK

Në garë deri më tani kanë shfaqur interes 3 prokurorë: Edvin Kondili, Klodian Braho, Andand Xholi. Por zgjedhja është ende larg. 

15 Korrik 2022, 11:03 Nga k.m.
Ikën Arben Kraja! Gara për kreun e ri, deri tani ka 3 kandidatura,
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, është nën ethet e garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit. Në garë deri më tani kanë shfaqur interes 3 prokurorë: Edvin Kondili, Klodian Braho, Andand Xholi. Por zgjedhja është ende larg. 

Sipas ligjit për drejtimin e strukturave të posaçme, mandati për kryesimin e SPAK është me tre vite. Sipas nenit 148/dh pika 3 e kushtetutës, kreu i SPAK zgjidhet nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ashtu siç ndodhi dhe me Arben Krajën, i cili është drejtuesi i parë i këtij institucioni, mandati i të cilit është drejt fundit. 

spak

Sondazh

Poll