Aktualitet

Dënohet me 15 vite burg "babai monstër", 43-vjeçari shqiptar përdhunoi vajzën e mitur në Greqi

Vendimi i gjyqtarëve dhe jurive të rregullta ishte unanim, si dhe fakti që ankimi i tij nuk ka fuqi pezulluese. Kjo do të thotë se 43-vjeçari do të rikthehet në Burgun e Grevenës, ku ndodhet i burgosur që prej verës së kaluar.

15 Korrik 2022, 11:53 Nga d.a.
Dënohet me 15 vite burg "babai monstër", 43-vjeçari
Foto ilustruese

GREQI- Gjykata e Lamisë në Greqi vendosi dënimin me 15 vjet burg për një 43-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua korrikun e kaluar në zonën e Efpalio, Fokida, për dhunë ndaj tre fëmijëve të tij të mitur si dhe përdhunimi e vajzës së tij vetëm 14 vjeç.

Sipas mediave vendase, vendimi i gjyqtarëve dhe jurive të rregullta ishte unanim, si dhe fakti që ankimi i tij nuk ka fuqi pezulluese. Kjo do të thotë se 43-vjeçari do të rikthehet në Burgun e Grevenës, ku ndodhet i burgosur që prej verës së kaluar.

Kjo është një dramë familjare, pasi të tre fëmijët janë rritur vetëm me babain e tyre dhunues, pasi nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia. Përshkrimi që i ka bërë Gjykatës nga djali i madh (17 vjeç sot), i cili bashkë me dy motrat tashmë ndodhet në shqatën “Buzëqeshjen e Fëmijës”, nuk i ka lënë vend gjyqtarëve të keqinterpretojnë atë që po përjetonin në shtëpi. 

Nuk kam besim tek ai, nuk po kalonim mirë. Nuk dua të kem lidhje me asnjërin nga prindërit e mi. Dua të kthehem në Fondacion”, tha 17-vjeçari në dëshminë e tij.

Viktima kryesore e çështjes, vajza 14-vjeçare, nuk ka shkuar në Gjykatë për shkak të moshës së mitur, por Prokurori i Rrethit ka theksuar se “nga të gjithë psikologët që e kanë ekzaminuar, asnjëri prej tyre nuk ka thënë se ajo për të cilën ajo ankohej ishte trillim”.

Nga ana e tij, “babai monstër” në kërkim të faljes mohoi akuzat duke thënë se çfarëdo që ka bërë e bija e ka bërë për t'u hakmarrë ndaj tij që nuk e ka lënë të dalë me miqtë e saj dhe ka ardhur pas orës 11 të natës. Ai tha se ajo donte të dilte jashtë ndërsa ai i kërkonte që të bënte punët e shtëpisë dhe të kujdesej për familjen.

denohet shqiptari ne greqi babai perdhunon vajzen

Sondazh

Poll