Alarm në SPAK! Merren në hetim 20 persona, dyshohen si anëtarë të organizatës terroriste iraniane
Të dhënat më të fundit lënë të kuptohet se ata janë kthyer në "ushtarë" të Organizatës Terroriste të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shërbimeve sekrete atje.
TIRANË- 20 persona që aktualisht jetojnë në Shqipëri janë nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi dyshohet se janë pjesë e një celule terroriste. Bëhet fjalë për ish-anëtarë të organizatës së muxhahedinëve iranianë, të cilët janë shkëputur nga kjo organizatë dhe tani mendohet se kryejnë aktivitet tjetër në Tiranë.
Të dhënat më të fundit lënë të kuptohet se ata janë kthyer në "ushtarë" të Organizatës Terroriste të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shërbimeve sekrete atje. Me nisjen e hetimeve, prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka kërkuar një urdhër nga Gjykata e Posaçme, më konkretisht Etleva Deda për të ushtruar kontrolle në zyrat e një shoqate të drejtuar nga një ish-anëtar i MEK, i quajtur Hassan HEYRANI, dhe në 11 apartamente të shpërndara në Tiranë që janë përdorim të këtyre shtetasve iranianë, dhe në dy makina të po këtyre personave.
Kontrollet janë kryer të mërkurën e 14 korrikut nga një axhendë e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe agjentëve të antiterrorit; ndërsa disa prej tyre janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë po të njëjtën ditë. Të 20 "të shënjestruarit" e MEK dyshohet se paguhen nga ana e shërbimeve sekrete iraniane dhe Garda Revolucionare Iraniane, për marrjen e informacioneve mbi dhe kryerjen e veprimeve kundër muxhahedinëve që jetojnë në Manëz.
Sondazh
Lirohet nga burgu Rovena Voda, ish-zyrtarja: Do vazhdoj luftën për pafajësi
Rovena Voda, ish-zv.ministre TIRANE- Ish-zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda është liruar nga burgu. Gjykata e Posaç...
Sarandë/ Familja e majmunit "boksier" sqaron akuzat për dhunë: Kiko është miqësor...
Majmuni ne Sarande SARANDE- Majmuni "boksier" vazhdon të jetë lajmi kryesor i ditës në pikun e sezonit turistik në qytetin e ...
Me armë zjarri e municion luftarak të fshehur poshtë sediljes së makinës, “Shqiponjat” arrestojnë të riun
FIER- Policia e Fierit dhe Forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin “Levani”, për goditjen e veprimtarisë krimina...
Ikën Arben Kraja! Gara për kreun e ri, deri tani ka 3 kandidatura, kush do marrë drejtimin e SPAK
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, është nën ethet e garë...
VD/ Ky është majmuni "boksier" që rrahu policët me shpulla në Sarandë
Foto e majmunit SARANDE- Pamjet që po shihni në këtë video vijnë nga Saranda atje ku një majmun ka "vënë përpa...
Kultivonin drogë në vazo dhe më pas e shisnin nëpër Tiranë, arrestohen babë e bir
Pamje nga aksioni TIRANË- Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për kultivim dhe trafik të lënd&...
'Një gotë verë a e pi?'/ Truproja i nxjerr 'SEKRETIN' Berishës: Vetëm në drekë, në darkë një teke...
Truproja e Sali Berishës TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njihet për kujdesin që bën për fizikun e t...
'Kudo që gërmojnë' gjejnë, gjuetarët e paligjshëm të thesareve në kërkim të antikeve shqiptare
Gjuetarët e thesareve Nga Briseida Mema KORÇË- Copa qeramike mbushin fushat e një qyteti antik në Shqipërinë jug...
Përplasen dy makina në Lushnje, bllokohet qarkullimi i mjeteve për disa minuta
Foto ilustruese LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë vendit të quajtur “Kthesa e Plykut” n&eu...
Shfrytëzonte pyllin për të mbjellë drogë, arrestohet 32-vjeçari në Memaliaj
Droga e mbjellë TEPELENË- Një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet E.S banues në Memaliaj ka rënë në prangat e p...
