Aktualitet

VD/ Brenda dhomës që u përfshi nga flakët në Spitalin e Fierit, dëme të shumta materiale

Nga fotot duket qartë dëmi i madh i shkaktuar pasi të gjithjë pajisjet e laboratorit kanë dal jashtë funksionit por që fatmirësisht nuk u shënuan viktima pasi në dhomë nuk kishte mjekë apo pacientë.

6 Korrik 2022, 12:54 Nga e.k
VD/ Brenda dhomës që u përfshi nga flakët në Spitalin e
Pamjet brenda dhomës që u përfshi nga flakët

FIER- Dosja.al ka arritur të sigurojë videon brenda dhomës së imazherisë që u përfshi nga flakët paraditën e sotme në Spitalin e Fierit. Nga fotot duket qartë dëmi i madh i shkaktuar pasi të gjithjë pajisjet e laboratorit kanë dal jashtë funksionit por që fatmirësisht nuk u shënuan viktima pasi në dhomë nuk kishte mjekë apo pacientë

Kati i parë i spitalit të Fierit u përfshi nga flakët paraditën e sotme duke shkaktuar panik tek pacientët dhe mjekët e spitalit të cilët për arsye sigurie u evakuuan nga zjarrëfiksit. Fatmirësisht nga zjarri nuk kishte të lënduar ndërkohë që mësohet se zjarri ka rënë në dhomën e laboratorit ku ndodhet dhe lavatriçja e larjes së filmave. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në rënien e flakëve të cilat mund të kishin rezultuar dhe fatale.

fier zjarr ne spitalin e fierit

Sondazh

Poll