Aktualitet

“Çmendet” shqiptari në Itali, i vë flakën shtëpisë dhe mbyllet brenda, sulmon Karabinierët

Kur u bind ta hapte derën, ai rezistoi duke sulmuar karabinierët që arritën ta bllokonin. Zjarrfikësja arriti të shuante zjarrin para se të përhapej në shtëpitë e tjera dhe të rrezikonte banorët si dhge u evakuuan banorët e 20 familjeve, shkruajnë mediat italiane.

6 Korrik 2022, 12:03 Nga e.k
“Çmendet” shqiptari në Itali, i vë flakën
Shtëpia e djegur

ITALI- Një shqiptar në Itali pasi u mbyll brenda në shtëpi i vuri asaj flakën dhe dhunoi Karabinierët kur ata shkuan ta arrestonin.

Ditën e djeshme banorët e një godine në Macherio kishin lajmëruar Qendrën Operative të Kompanisë Monza se po ndjenin një erë të fortë tymi që vinte nga një apartament. Patrullat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën derën e mbyllur. Shqiptari bërtiste se i kishte vënë flakën banesës me benzinë dhe donte t’i vriste të gjithë. Kur u bind ta hapte derën, ai rezistoi duke sulmuar karabinierët që arritën ta bllokonin. Zjarrfikësja arriti të shuante zjarrin para se të përhapej në shtëpitë e tjera dhe të rrezikonte banorët si dhge u evakuuan banorët e 20 familjeve, shkruajnë mediat italiane.

Flakët shkatërruan plotësisht banesën e shqiptarit ndërsa dy karabinierë u transportuan në spitalin San Gerardo në Monza për shkak të asfiksimit nga tymi.

Ngjarja ndodhi në Macherio ku 33-vjeçari banonte. Ai u arrestuan në flagrancë  dhe do të përballet me akuzën e zjarrëvënies dhe dhunë punonjësve të policisë.

itali

Sondazh

Poll