Aktualitet

U arrestua sot, zbardhet EMRI i drejtorit që donte 500 mijë lekë për varr

6 Korrik 2022, 12:02 Nga F.M

U arrestua sot, zbardhet EMRI i drejtorit që donte 500 mijë lekë

TIRANË- Drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë, pas operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksionit të Krimit Ekonomik. Deri më tani janë arrestuar drejtori i varrezave, dy janë në kërkim, kurse dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Drejtori në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët 50 mijë lekë të reja për një vend në varreza. Operacioni po zhvillohet ende në bazë të një procedimi të nisur nga krimi Ekonomik i Policisë Tiranë për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë.

Sondazh

Poll