Aktualitet

Durrësi pa energji elektrike në mes të sezonit turistik, OSHEE: Shkak një defekt në transformator

OSHEE njofton se shkak është bërë një avari në në transformatorin e NST Spitallë, për pak minuta dolën jashtë pune fiderat 20kV duke lënë pa energji disa zona në Spitallë

6 Korrik 2022, 12:11 Nga e.k
Durrësi pa energji elektrike në mes të sezonit turistik, OSHEE:
Foto ilustruese

DURRËS- Dhe pse jemi në mes të një sezoni turistik OSHEE ka njoftuar se një pjesë e qytetit bregdetar ka mbetur pa energji elektrtike për shkak të një defekti në transformator.

OSHEE njofton se shkak është bërë një avari në në transformatorin e NST Spitallë, ku për pak minuta dolën jashtë pune fiderat 20kV duke lënë pa energji disa zona në Spitallë. Grupet e punës së OSSH Durrës riparuan në kohë të shpejtë defektin dhe tashmë energjia u rikthye në pjesën më të madhe të zonave të prekura.

Pa energjhi elktrike ka mbetur rruga “Aleksandër Goga” që është dhe një nga më të populluara në Durrës.

durres oshee

Sondazh

Poll