VD-Vendimi i Qeverisë: Rriten me 6% pagat në sistemin arsimor parauniversitar
Rritje me 10% të pagës do të ketë dhe për orët suplementare.
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri të ditur ditën e sotme se do të rriten me 6% pagat e të gjithë punonjësve të arsimit parauniversitar. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kushi deklaroi para gazetarëve se pagat do të rriten për të gjithë punonjësit. Po ashtu, rritje me 10% të pagës do të ketë dhe për orët suplementare.
'Unë ndihem e privilegjuar që të jap lajmin e mirë për punonjësit e sistemit parauniversitar. Rriten me 6% pagat të të gjithë punonjësve të arsimit parauniveristar. Rriten dhe pagat e punonjësve psikosocial, të edukatorëve të kopshteve, punonjësve të konvikteve. Janë 36700 punonjës që do të përfitojnë nga rritja e pagave nga 1 korriku. për herë të parë po rritet dhe paga e punonjësve psikosociale dhe e oficerëve të sigurisë. Dua të theksoj se do të ketë rritje dhe për orët suplementare. Po rritet me 10% shtesa për orët suplementare.'- deklaroi Kushi.
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.175, DATË 8.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE MËSIMORË DHE TË PUNONJËSVE TË TJERË JOMËSIMORË NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.175, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në arsimin parauniversitar”, të ndryshuar”, bëhen këto ndryshime:
a) Lidhja nr.1, “Struktura e pagës për punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar” zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Lidhja nr.2, “Struktura e pagës për punonjësit e shërbimit psiko-social dhe punonjësit e tjerë jomësimorë në institucionet arsimore” zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
c) Lidhja nr.3, “Struktura e pagës për punonjësit mësimorë të arsimit parashkollor, të qendrave kulturore të fëmijëve dhe konvikteve të nxënësve” zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
ç) Paragrafët i dytë dhe i tretë, të pikës 5, ndryshohen, si më
poshtë vijon:
“- Në shkollat e arsimit të mesëm të lartë 390 lekë/për orë;
– Në shkollat arsimit fillor dhe të mesëm të ulët 300 lekë/për orë.”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2022, përballohen nga fondet e miratuara në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, për politikat e reja të pagave.
3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2022.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
Sondazh
Fermerët e Poliçanit drejt falimentimit, prodhimi i grurit po shkon dëm
Fermerët Fermerët e Vodicës në Poliçan po shkojnë drejt falimentimit për shkak të mungesës së tregut d...
Durrësi pa energji elektrike në mes të sezonit turistik, OSHEE: Shkak një defekt në transformator
Foto ilustruese DURRËS- Dhe pse jemi në mes të një sezoni turistik OSHEE ka njoftuar se një pjesë e qytetit bregdetar ka mbet...
“Çmendet” shqiptari në Itali, i vë flakën shtëpisë dhe mbyllet brenda, sulmon Karabinierët
Shtëpia e djegur ITALI- Një shqiptar në Itali pasi u mbyll brenda në shtëpi i vuri asaj flakën dhe dhunoi Karabinierët k...
U arrestua sot, zbardhet EMRI i drejtorit që donte 500 mijë lekë për varr
TIRANË- Drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkur&eum...
Administratori holandez i incineratorit të Tiranës: Kryemadhi s’ka fakte, s'ka ardhur SPAK
Daniel Vermeulen TIRANË- Ky është Daniel Vermeulen. Një shtetas holandez që prej më shumë se 3 muajsh drejton shoqë...
Aksioni në Tiranë! Efektivët mësyjnë në banesa, kontrolle e përgjime dhe në zyrat shtetërore
Prokuroria TIRANË- Aksioni i zhvilluar në Tiranë ka të bëjë me abuzime me tenderat tek varrezat publike. Mësohet se...
VD/ Zjarri në spitalin e Fierit, mjeku: Është djegur lavatriçja e larjes së filmave
Aristotel Kusta FIER- Një zjarr përfshiu paraditen e sotme katin e parë të Spitalit të Fierit ku fatmirësisht nuk pati të...
VD-Thirrja e Komitetit, Rakacolli: Bëjmë apel për kryerjen e vaksinimit, mbani maskat në vendet e mbyllura
Rakacolli TIRANË- Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të bëjnë dozë...
VD-Covid në vend/ Tomini: Ka rritje infektimesh. Bino: Ka rënë përqindja e vaksinimeve në Shqipëri
Komiteti TIRANË- Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka thën&eu...
DETAJE nga AKSIONI/ 500 mijë lekë për një vend në varreza, arrestohet drejtori në Tufinë, dy në kërkim
Varreza TIRANË- Zbardhen të tjera detaje nga operacioni që po zhvillohet në Tiranë. Mësohet se operacioni po zhvillohet n&eum...
