Aktualitet

VD/ Zjarri në spitalin e Fierit, mjeku: Është djegur lavatriçja e larjes së filmave

Duke folur për mediat mjelu imazherist Aristotel Kusta tregoi se fillimisht kishte bërë një masë lavatriçja e larjes së filmave dhe më pas është përfshirë nga flakët i gjithë laboratori. Ai tha se të gjitha pajisjet kanë dalë jashtë funksionit.

6 Korrik 2022, 11:25 Nga e.k
VD/ Zjarri në spitalin e Fierit, mjeku: Është djegur
Aristotel Kusta

FIER- Një zjarr përfshiu paraditen e sotme katin e parë të Spitalit të Fierit ku fatmirësisht nuk pati të lënduar pasi nuk kishte pacientë në dhomën ku ra zjarri. Duke folur për mediat mjelu imazherist Aristotel Kusta tregoi se fillimisht kishte bërë një masë lavatriçja e larjes së filmave dhe më pas është përfshirë nga flakët i gjithë laboratori. Ai tha se të gjitha pajisjet kanë dalë jashtë funksionit.

“Ajo që ka marrë flakë është lavatriçja e larjes së filmave. Ka bërë masë dhe aty ka filluar flaka. Më pas ka marrë zjarr gjithë laboratori. Nuk e di për kosto, s’mund të flas, mori flakë rreth orës 10:00. Nuk kishte njerëz, është laboratori që nuk ka lidhje me pacientët. Bëri masë dhe doli flakë, aty kishte dhe dollapë, rafte të larjes së filmave. Janë dëmtuar materialet. Nga masa elektrike mendoj. Të gjitha pajisjet kanë dalë jashtë funksionimit”, tha mjeku.

Kati i parë i spitalit të Fierit u përfshi nga flakët paraditën e sotme duke shkaktuar panik tek pacientët dhe mjekët e spitalit të cilët për arsye sigurie u evakuuan nga zjarrëfiksit. Fatmirësisht nga zjarri nuk kishte të lënduar ndërkohë që mësohet se zjarri ka rënë në dhomën e laboratorit ku ndodhet dhe lavatriçja e larjes së filmave. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në rënien e flakëve të cilat mund të kishin rezultuar dhe fatale.

fier zjarr ne spitalin e fierit aristotel kusta

Sondazh

Poll