Aktualitet

VD-Covid në vend/ Tomini: Ka rritje infektimesh. Bino: Ka rënë përqindja e vaksinimeve në Shqipëri

Bino ka thënë se në Evrope dhe botë po perhapet me shpejtësi një nënvariant i Omicron, i quajtur BA5.

6 Korrik 2022, 11:08 Nga A.B
VD-Covid në vend/ Tomini: Ka rritje infektimesh. Bino: Ka rënë
Komiteti

TIRANË-  Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka thënë se në Evrope dhe botë po perhapet me shpejtësi një nënvariant i Omicron, i quajtur BA5. Ajo ka apeluar me forcë për vaksinimin e personave mbi 60 vjec me dozën e tretë.

'Vaksinimi është një mjet i rëndësishëm, luan një rol edhe në parandalimin e sëmundjes. Është tepër i rëndësishëm, % me dozë të parë ka rënë, në krahasim me një javë më parë. Vaksinimi me dozë të tretë ka shënuar një rritje të lehtë. % e vaksinimit mbetet e ulët krahasuar me muajt paraardhës. Mbi 12 vjec, është 51.3 % me një dozë. 48.7 me dy doza. 13.1%  me tre doza 0.2 % me kater doza. 60.8% në popullatën adulte me 1 dozë, 57 % me dy doza. Edhe këtu vaksinimi me dozë të tretë mbeteti ulet. Vaksinimi shkon në nivelin 49 % për të gjithë popullatën, ndërsa me dy doza 46%. Me dozën e tretë vijon të mbetet i ulët, në 10%.

Grupmoshat me përqindjen më të lartë të vaksinimit është grupmosha mbi 70 vjec që kanë edhe dozën e tretë. 36 % me dozë të tretë, ka një rritje që na ndihmon në uljen e vdekshmërisë. Për grupmoshën mbi 60 vjec me tre doza mbetet në 35 %. Me kalimin nën  50 vjec mbulesa vaksinave bie, në 52 % me dy doza. Grupmoshat e reja, mbi 40 vjec, ka një mbulesë me 50 % me dy doza me tre doza në 8 %. Grup moshat nën 30 vjec, kanë një mbulesë vaksinave te 30%.  Varianti aktual që qarkullon sot është BA 5. Ende nuk kemi të dhëna të qarta në lidhje me format që ky variant shkakton, sa e rëndë është dhe sa vdekje shkakton kemi të dhëna të pakta edhe për transmetueshmërinë. Ka një transmetueshmëri të ngjashme me BA 2. Është emergjencë për moshat e thyera të bëjnë dozën e tretë. Të pavaksinuarit, bëhen riks për personat e tjerë.'- u shpreh Bino. 

Drejtoresha e ISHP Eugena Tomini tha se ka pasur një trend në rritje të rasteve pozitive në dy javët e fundit, ndërsa ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe marrje të dozës së tretë dhe të katërt për t’u mbrojtur nga virusi.

'Prej dy javësh trend rritjesh rastesh pozitive, po pasqyrohet dhe më rritjen e % të pozitivitetit dhe atyre që kërkojnë shtrim spitalor. Në 90% të bashkive kemi raste aktive dhe popullata duhet të ndërgjegjësohet për vaksinim me dozë të tretë dhe të katërt.'- tha Tomini.

komiteti teknik i eksperteve 6 korrik 2022

Sondazh

Poll