Aktualitet

VD-Tym dhe flakë/ Zjarr në katin e parë të spitalit të Fierit, evakuuohen pacientët

Të gjithë pacientët janë evakuuar dhe kanë dalë jashtë nga frika.

6 Korrik 2022, 10:16 Nga A.B
VD-Tym dhe flakë/ Zjarr në katin e parë të spitalit të
Zjarr ne spital

FIER- Kati i parë i spitalit Rajonal të Fierit është përfshirë nga flakët e zjarrit. Flakët kanë rënë në repartin e imazherisë, te makineria e larjes së filmave për grafi e më pas është përhapur në dhomë. Të gjithë pacientët janë evakuuar dhe kanë dalë jashtë nga frika.

Pacientët janë zhvendosur në spitalin 'Memorial', për të marrë kujdesin e duhur mjekësor, për të cilin kishin ardhur në Urgjencë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse dhe efektivët e policisë.

fier zjarr ne spitalin e fierit

Sondazh

Poll