Aktualitet

Arrestohen 2 persona në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Sllovakisë dhe Kosovës

Operacioni policor i koduar 'Double' i zhvilluar nga Fast Albania ka vënë në pranga dy persona nga Sllovakia dhe Kosova, të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

6 Korrik 2022, 11:05 Nga A.B
Arrestohen 2 persona në Tiranë, pritet ekstradimi drejt
Momenti i arrestimit

TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Operacioni policor i koduar 'Double' i zhvilluar nga Fast Albania ka vënë në pranga dy persona nga Sllovakia dhe Kosova, të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Personi me inicialet R. D., 46 vjeç, lindur në Sllovaki, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Pezinok/Sllovaki, me vendimin e vitit 2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Sllovakisë. Ky shtetas u kap në Plug, Lushnjë. Ndërsa personi me inicialet, G. S., 32 vjeç, banues në Kosovë ishte në kërkim pasi autoritetet kosovare kanë lëshuar urdhër arresti në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë operacionet, në bashkëpunim me homologët dhe me Interpol Tiranën, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe DVP-të Tiranë dhe Fier. Vihen në pranga me qëllim ekstradimin drejt Sllovakisë dhe Kosovës, 2 shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, në bashkëpunim me homologët, Interpol Tiranën dhe DVP-të Tiranë dhe Fier, gjatë 12 orëve të fundit, është zhvilluar një tjetër operacion policor i koduar “Double”, në kuadër të të cilit u kapën shtetasit në kërkim ndërkombëtar: -R. D., 46 vjeç, lindur në Sllovaki, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Pezinok/Sllovaki, me vendimin e vitit 2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Sllovakisë. Ky shtetas u kap në Plug, Lushnjë; G. S., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi autoritetet kosovare kanë lëshuar urdhër arresti në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. Ky shtetas u kap në rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë. Fast Albania është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e saj ne Europë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll