Aktualitet

Tentohet të rrëmbehet djali i mitur i Fatos Gosës në Peqin? Policia: E pavërtetë

Por, Policia e Elbasanit e ka rrëzuar lajmin. Në një njoftim zyrtar shkruhet se kjo tentaitvë rrëmbimi nuk është e vërtetë. 

6 Korrik 2022, 11:03 Nga F.M
Tentohet të rrëmbehet djali i mitur i Fatos Gosës në Peqin?
Foto ilustruese

PEQIN– Djali i mitur i Fatos Gosës, një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit "Plumbi i artë" është tentuar të rrëmbehet. Ky është lajmi që u rapurta nga ABC që shkruante se ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë në qendër të qytetit të Peqinit. Sipas informacioneve të publikuara, bëhej fjalë për tre persona të maskuar dhe që lëviznin me një makinë tip “Benz” që kanë ndaluar në qendër të qytetit të Peqinit dhe kanë tentuar që të rrëmbejnë djalin e mitur të Gosës. Por, Policia e Elbasanit e ka rrëzuar lajmin. Në një njoftim zyrtar shkruhet se kjo tentaitvë rrëmbimi nuk është e vërtetë. 

Njoftimi i policisë së Elbasanit:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale, që bën fjalë për 3 persona të maskuar që kanë tentuar të rrëmbejnë djalin e mitur të shtetasit F. G., në qendër të qytetit të Peqinit, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë. Nga verifikimet dhe deklarimet e familjarëve të djalit të mitur rezulton se ky lajm nuk është i vërtetë. Theksojmë faktin se në Polici nuk ka patur asnjë kallëzim për një ngjarje të tillë.   Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan kërkon mirëkuptimin e mediave që të kërkojnë informacion të plotë pranë DVP Elbasan, para se të publikojnë lajme për të cilat nuk kanë informacion të saktë.

Kush është Fatos Gosa?

Fatos Gosa është një nga të arrestuari e aksionit "Plumbi i artë', të organizuar nga RENEA, FNSH e policia në Elbasan në Maj të këtij viti. Gjithçka erdhi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt që u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë. Në total u vunë në pranga 18 persona dhe 14 u shpallën në kërkim. 

14 PERSONAT NË KËRKIM:

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,         

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj,

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11. Agim Gjini,

12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

13. Florenc Çapia

14. Abedin Mama (Dine Çami)

fatos gosa tentohet rrembimi i djalit te fatos goses

Sondazh

Poll