Politike

Berisha: 7 korrik të zbresim në shesh për të rrëzuar monizmin e Ramës

Berisha tha se më datë 7 korrik do të dalë në protestë me qëllimin e vetëm për të rrëzuar qeverinë e Ramës dhe për të dalë nga monizmi.

4 Korrik 2022, 19:37 Nga I.A
Berisha:  7 korrik të zbresim në shesh për të rrëzuar
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Berisha tha se më datë 7 korrik do të dalë në protestë me qëllimin e vetëm për të rrëzuar qeverinë e Ramës dhe për të dalë nga monizmi.

"Zbresim më 7 korrik në shesh. Zbres me qëllimin më të vendosur për të filluar një stinë të re në betejën e tyre për të dalë nga monizmi, në rrafshin politik. Monizmi e liria, monizmi dhe demokracia janë të papajtueshme me njëra-tjetrën. Monizmi nuk pranon lirinë, nuk pranon demokracinë. Ky zotëri që sot qeveris duke vjedhur me firmat e tij, me mafien e tij po iu ofron ju vetëm kanabisin, paratë e krimit, si shkëmbim për mohimin e votës, për mohimin e lirive,” tha Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll