Politike

Rutte tregon prapaskenat e takimit me Ramën: Gati u kapëm fizikisht me njëri-tjetrin

Edi Rama vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-Holandë, ndërsa Rutte tregoi edhe detaje nga përballjet e tyre më parë.

4 Korrik 2022, 19:36 Nga k.m.
Rutte tregon prapaskenat e takimit me Ramën: Gati u kapëm fizikisht me
Edi Rama dhe Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Mark Rutte kanë diskutuar lidhur me luftën ndaj korrupsionit. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin holandez, Edi Rama vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-Holandë, ndërsa Rutte tregoi edhe detaje nga përballjet e tyre më parë.

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Kur vjen fjala për korrupsionin, Shqipëria ka një problem të madh, keni folur për këtë sot, e konsideroni problem?

RutteShqipëria ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm dhe ne po kontribuojmë në proces. Jam krenar për këtë proces. Është një gjë që e kemi diskutuar për shumë vite, e kam diskutuar dhe me Edin në samitit e BE-së në Sofie, ku gati u kapëm fizikisht me njëri-tjetrin. por Shqipëria ka punuar për këtë çështje. Shqipëria nuk ka arritur ku duhet por ka bërë hapa të jashtëzakonshëm.

RamaNëse nuk do kishim probleme me korrupsionin, tani do thoshim që ne duhet të jemi në BE. Ka ende shumë për tu bërë. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen e vërtetë për Holandën, për qëndrimin e tyre të rreptë, me mbështetjen e tyre në terren përmes një programi Matra, që ka bërë ndryshimin në çuarjen para të reformës në drejtësi, që ka forcuar marrëdhënien tinë, në fund ne kuptuam që Holanda ishte serioze lidhur me kritikizmin e saj, por edhe Holanda e kuptoi që ne ishim seriozë në përmbushjen e detyrimeve tona.  Jam mirënjohës Markut, për përpjekje për ta shtyrë Ballkanin drejt europës. Në një farë mënyrë Marku më mësoi që mund ta duash BE, por do jetë dashuri e ashpër.

edi rama edi rama ne holande mark rutte

Sondazh

Poll