Politike

Propozimi francez, Rama thirrje nga Holanda për RMV: Merrni vendimin nesër, ndryshe askush s'do dojë të merret me ju

Rama dhe Rutte thanë se ku ishte shansi i fundit për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, duke kërkuar që të marrin vendimin e duhur në takimin e nesërm. Ndryshe mund të jetë shumë vonë.

4 Korrik 2022, 19:34 Nga k.m.
Propozimi francez, Rama thirrje nga Holanda për RMV: Merrni vendimin
Edi Rama dhe Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Holandës, Mark Rutte, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit të tyre në Amsterdam, ku edhe kanë komentuar çështjen e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Rama dhe Rutte thanë se ku ishte shansi i fundit për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, duke kërkuar që të marrin vendimin e duhur në takimin e nesërm. Ndryshe mund të jetë shumë vonë.

Pjesë nga konferenca:

RamaSuedia dhe Finlanda janë një ndihmë shumë e vlefshme për NATO-n, jo vetëm që të jenë anëtarë të rinj, por anëtarë ekselencë. Integrimi i plotë në BE nuk është e njëjta gjë, pasi kjo kërkon të nxitë vende si ne, ti bëjë ato të rriten më pas ti bëjnë pjesë të tyre. Sa i takon asaj që i përket Maqedonisë së Veriut, dua të përfitoj nga ky rast se Macron, Michel dhe Marku kanë punuar 48 orë për të arritur një propozim final që trajtonte shqetësimet që kishte RMV. Propozimi përfundimtar është një propozim i ri i presidentit francez, Charle Michel dhe po ashtu e Markut që i dha një shtysë. Do të ishte në fakt për tu ardhur keq, nëse kjo do të haste pengesa. Besoj se parlamenti duhet ta bëjë këtë gjë, se nëse jo do të duhet shumë vite pritje. Sa i përket Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë jemi shumë krenarë që jemi atje. Ndihemi të përulur shumë për fjalët e mira që dëgjojmë për misionin tonë, nuk kemi asnjë dyshim për qëndrimin tonë, jemi në përputhje me atë që vendoset në nivelin e BE-së. E kemi të lehtë të jemi aty sëbashku me SHBA-të dhe si europianë krenarë.

RutteKeni bërë më shumë se sa të këndoni këngën e BE-së, keni qenë kyç në shumë çështje për ti bërë vendet bashkë, për shkak të diplomacisë shqiptare.

edi rama edi rama ne holande mark rutte

Sondazh

Poll