Aktualitet

Dhunuan dhe goditën njëri-tjetrin me thikë dhe sende të forta pas një konflikti, në pranga 2 të rinj në Tiranë

4 Korrik 2022, 12:23 Nga e.k
Dhunuan dhe goditën njëri-tjetrin me thikë dhe sende të
Foto ilkustruese

TIRANË- Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi për motive të dobëta kanë qëlluar dhe goditur njëri tjetrin me sende të forta dhe thikë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Frederik Shiroka’ në kryeqytet ku pas një konflikti dy të rinjtë të indetifikuar me inicialet A.SH 22 vjeç dhe H.A 31 vjeç kianë nxjerrë thikat dhe sende të forta duke goditur njëri tjetrin.

Ata tashmë do të përballen me akuzën e plagosjes me dashje ndërkohë që vijon puna nga ana e policisë për indetifikimin e personave të tjerrë që mund të kenë qenë të përfshirë në konflikt.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e  Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit A. Sh., 22 vjeç dhe H. A., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Këta 2 shtetas dhe persona të tjerë, janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta dhe mjete prerëse, në rrugën “Frederik Shiroka”. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll