Aktualitet

48-vjeçari përplas gruan e tij me makinë, shpallet në kërkim

Nuk dihen arsyet që kanë ndezur konfliktin mes çiftit.

4 Korrik 2022, 12:24 Nga F.M
48-vjeçari përplas gruan e tij me makinë, shpallet në
Policia e Tiranës

TIRANË- Një 48-vjeçar me inicialet R.M., është shpallur në kërkim pasi ka përplasur me makinë bashkëshorten e tij. Në njoftimin e policisë së Tiranës bëhet me dije se e dëmtuara ka marrë urdhër mbrojtjeje. Po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërkohë që nuk dihen arsyet që kanë ndezur konfliktin mes çiftit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. M., 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes burri perplas gruan

Sondazh

Poll