VD-"A e takove burrin biznesmen?/ Rama fut në "riedukim" një tjetër gazetar, acarohet nga pyetja (DEBATI)
Pyetja iu bë ministres por ka ndërhyrë kryeministri i cili nuk ka pranuar që të japë përgjigje duke i thënë gazetarit që të vijë në tetor në konferencën e radhës.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka futur në "riedukim" një tjetër gazetar, pasi ky i fundit e nervozoi duke i drejtuar një pyetje ministres Olta Xhaçka. Gazetari Klevin Muka pyeti ministren se a ka shkelur Kodin Etik të miratuar nga Këshilli i Ministrave që iu ndalon ministrave të takohen me biznesmenë dhe investitorë pa praninë e 2 punonjësve të Administratës. Pyetja iu bë ministres por ka ndërhyrë kryeministri i cili nuk ka pranuar që të japë përgjigje duke i thënë gazetarit që të vijë në tetor në konferencën e radhës.
Diskutimi me Ramën:
Gazetari Klevin Muka: Më 29 prill ka hyrë në fuqi Kodi i ri Etik i Ministrave. Ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë, dhe duhet të takohen vetëm në kushtet e pranisë së 2 punonjësve të administratës. A e keni shkelur ju Kodin?
Edi Rama: Do të kalosh në riedukim si Ambrozia dhe për 3 muajtë e ardhshëm nuk jeni i mirëpritur në takimet tona dhe konferencat.
Klevin Muka: Se kuptoj, a e keni vendosur vetë ju Kodin Etik?
Edi Rama: Siç pe, me Ambrozian korrektësia ishte dhe për pyetje të përsëritura pa asnjë kuptim do të kesh një riedukim për 3 muaj që i bie korrik, gusht, shtator. Në tetor eja dhe je i mirëpritur, sepse e para në Kodin Etik të gazetarit dhe të Konferencës ka një normë që quhet respekt.
Disa muaj më parë, kryeministri shpalli të padëshiruar gazetaren e Syri Tv, Ambrozia Meta. Pyetja e gazetares se a ishte PS duke krijuar një grup të mirëfilltë parlamentar brenda burgut në kohën e arrestimeve për hetimin e inceneratorëve. Gazetarja qëndroi 90 ditë e përjashtuar nga çdo aktivitet ku merrte pjesë kryeministri.
Sondazh
VD-Rama jep LAJMIN: Do i pyesim shqiptarët, mbase e duan kanabisin edhe për përdorimin personal
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në konferencën për media sot, ka paralajmëruar se mund të shkohet drejt legalizimit t...
VD-Në krah ka Xhaçkën, Rama i mburr kolegun: Bujar Osmani është super, sa do doja ta kishim në qeveri
Edi Rama dhe Olta Xhaçka TIRANË- Kryeministri Edi Rama, para ministres për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i ka lëvduar hom...
VD-KRIZA- A do të ketë një paketë të dytë të rezistencës sociale? Rama: Qëllimi është mos të rrisim dritat
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigje konkrete nëse do të ketë një paketë të dytë ...
Rama tha se harta gjyqësore nuk ndryshon, Maks Haxhia: Kemi kohë të flasim, por s’na dëgjojnë
maks haxhia Pas deklaratës së kryeministrit Rama se harta e re Gjyqësore nuk do të ndryshojë ka ardhur dhe reagimi nga kreu i Dhom...
VD-2% për NATO-n, Rama: Ne ku të marrim, do investojmë aq sa kemi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është brenda parametrave për të cilat është angazh...
VD-Çështja 'Xhaçka'/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve, Alibeaj: Caktoni datën, të vijë zonja
Komisioni TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, kërkuan që në mbledhjen e radhës të Këshillit të Minis...
VD- Xhaçka 'mbron' resortin e të shoqit: Më thoni ku kam përfituar një cm tokë publike?
Olta Xhaçka, ministre TIRANE- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka i është përgjigjur akuzave...
VD-Ironizon Korreshi: Na thoni se ku bëhen lejet, akoma s'ka marrë rrogën nusja ime, të bënim investim strategjik
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, me ironi, kërkoi më shumë informacione se si mund të bëhet një...
Vrasja e Elbasanit, Bardhi i përgjigjet Berishës: “Babi Zenit”, prit hetimet se do turpërohesh!
Gazment Bardhi TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu i kujtoi sërish Gazment B...
VD-Largimi i 220 mijë shqiptarëve, Rama prapë kalon fajin tek "Saliu": Hija e një të vdekuri torrolis Shqipërinë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi për shifrat e INSTAT lidhur me largimin e shqiptarëve. Në një konferencë p&eu...
