Politike

VD-Në krah ka Xhaçkën, Rama i mburr kolegun: Bujar Osmani është super, sa do doja ta kishim në qeveri

Edi Rama u shpreh para gazetarëve se i kishte pëlqyer shumë puna e tij, duke shtuar se do të donte që ta kishte në kabinetin e tij.

1 Korrik 2022, 14:06 Nga k.m.
VD-Në krah ka Xhaçkën, Rama i mburr kolegun: Bujar Osmani
Edi Rama dhe Olta Xhaçka

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, para ministres për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i ka lëvduar homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmanin. Rama u shpreh para gazetarëve se i kishte pëlqyer shumë puna e tij, duke shtuar se do të donte që ta kishte në kabinetin e tij. Gjatë gjithë kësaj kohe, Xhaçka nuk dha asnjë koment. 

"Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, nuk është se po flas unë me të. Në qendër të bisedimeve ka qenë një person që unë do isha shumë i kënaqur që ta kishim në dispozicion në qeverinë e Shqipërisë, Bujar Osmani (kryediplomat). Super! Unë thjesht kam ndihmuar sa kam mundur,"-tha Edi Rama.

-Pak më herët gjatë konferencës zoti Rama ju deklaruat se keni qenë në komunikim të vazhdueshëm me presidentin e Francës, po me homologun tuaj në Maqedoninë e Veriut Dimitar Kovačevski, a po negocioni për të pranuar propozimin francez?

Rama: Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, nuk është se s’e kam negociuar unë me të. Kemi shkëmbyer në vazhdimësi opinionet mbi dinamikën e procesit, ku në qendër të procesit ka qenë një person që do isha shumë i lumtur sikur të kishim mundësinë ta kishim në dispozicion në qeverinë e Shqipërisë. Bujar Osmani! Bujari ka qenë personi që ka udhëhequr procesin nga ana e palës së Maqedonisë së Veriut. Unë thjesht kam ndihmuar aq sa kam mundur.

edi rama bujar osmani

Sondazh

Poll