Politike

VD- Xhaçka 'mbron' resortin e të shoqit: Më thoni ku kam përfituar një cm tokë publike?

Ministrja zgjodhi që të mos merrte pjesë sot në mbledhjen e Këshillit për Mandatet që kërkon ti heqë mandatin me argumentin se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj

1 Korrik 2022, 13:47 Nga k.m f.g
VD- Xhaçka 'mbron' resortin e të shoqit: Më thoni ku
Olta Xhaçka, ministre

TIRANE- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka i është përgjigjur akuzave të opozitës jo nga Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet ku ishte e ftuar që sot të merrte pjesë, por përkrah kryeministrit Edi Rama. Xhaçka tha se akuzat për të shoqin biznesmen janë të pavërteta ndërsa shtoi se bashkëshorti nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë publike në ndërtimin e resortit turistik në Dhërmi. 

Nëse do më thonit një centimetër katror tokë një lek para publike të përfituar nga unë apo bashkëshorti do ju jepja e përgjigje nëse i kemi pasuritë e ndara apo të përbashkëta. Më vjen keq që ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës që u ka humbur teksti në politikë për 15 minuta famë të marrë vëmendje dhe në këtë konferencë që është mbledhur për zhvillime shumë të rëndësishme e për ta bërë këtë spekulim pjesë të këtij diskutimi a ka apo s’ka të drejtën një biznes apo investim privat të hapi apo mos hapë çadra në plazhin që nuk tjetërsohet, është pronë publike dhe ngatërroni përdorimin për përfitimit me daljen në det për klientët e çdo hoteli që është sot në bregdet me parimin që investimet në turizëm duhen stimuluar për disa sektorë strategjikë si është turizmi që janë prioritarë për ekonominë e vendit. Unë në respekt të opinionit publik qëndrimin tim e kam bërë të qartë. Më bëhet qejfi që ndryshe nga ky spekulim ky proces ka hyrë në binarë institucionalë e do pres me durim institucionet që flasin e kam besim që do flasin siç duhet.

Ministrja zgjodhi që të mos merrte pjesë sot në mbledhjen e Këshillit për Mandatet që kërkon ti heqë mandatin me argumentin se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj, i cili është shpallur nga qeveria investitor strategjik. Nëse ministrja thotë se akuzat janë të pabaza, kryeministri thotë se kërkesat e opozitës janë "sulme të shëmtuara". Ministrja pretendon se i shoqi ka përfituar nga shteti vetëm siguri juridike.

Por pse akuzohet ministrja?

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

olta xhacka artan gaci resorti ne dhermi investitor strategjik

Sondazh

Poll