Politike

VD-Çështja 'Xhaçka'/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve, Alibeaj: Caktoni datën, të vijë zonja

Përfundon pas 2 orësh mbledhja e Këshillit të Mandateve për kërkesën e PD për mandatin e ministres Olta Xhaçkës.

1 Korrik 2022, 13:48 Nga A.B
VD-Çështja 'Xhaçka'/ Përfundon mbledhja e
Komisioni

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, kërkuan që në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave që ministrja Olta Xhaçka të mos bëjë pyetje në lidhje me provat që do paraqiten por të jetë e përgatitur. Në përfundim të mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se nëse ministrja Olta Xhaçka ka refuzuar kërkesën për të qënë pjesë e komisionit, atëherë koha shtesë që ofrohet është në kundërshtim me rregulloren. 

REPLIKAT:

Enkelejd Alibeaj: Caktoni datën dhe të mos i jepni mundësi zonjës e të bëjë kërkesa këtu që të thotë të njihet me materialet. Të mos vijë për të na zvarritur çështjen. 

Ermonela Felaj: Ramë dakord, që ne ministrat t'i kërkojmë që ta dëgjojmë, pastaj e vendos ajo nëse vjen apo jo. Ne do të dëgjojmë qëndrimin e saj. Gjithsekush ka të drejtë të dëgjohet. 

Gazment Bardhi: Ju thatë se e keni njoftuar. Domethënë është dorëzuar shkresa? Nëse e keni njoftuar dhe ajo ka refuzuar atëherë koha shtesë është në kundërshtim me rregulloren. 

Lindita Nikolla: Këtu mbledhja mbyllet.

olta xhacka

Sondazh

Poll