Politike

VD-2% për NATO-n, Rama: Ne ku të marrim, do investojmë aq sa kemi...

Edi Rama tha se Shqipëria ende sheh të marrë fonde nga NATO, e se nuk ka arritur ende në pikën ku mund të kontribuojë.

1 Korrik 2022, 13:51 Nga k.m.

VD-2% për NATO-n, Rama: Ne ku të marrim, do investojmë aq sa

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është brenda parametrave për të cilat është angazhuar në NATO dhe nuk do të rrisë asnjë qindarkë më shumë se sa angazhimi që ka për buxhetin e mbrojtjes. Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se Shqipëria ende sheh të marrë fonde nga NATO, e se nuk ka arritur ende në pikën ku mund të kontribuojë.

"Duke patur parasysh zhvillimet globale, a do të ketë rritje të GDP së NATO-s? Rama: Jemi brenda parametrave. Nuk e rrisnim dot më shumë, por nuk e bëjmë dot më shumë sesa e kemi në buxhetin e mbrojtjes. Do vazhdojmë me parametrat për të arritur në afat. Ne ku t'i marrim NATO-s. Kam dëgjuar se kanë dalë disa që do mbrojnë botën, por ne me kaq jemi,"-tha Rama.

- Duke patur parasysh zhvillimet globale të sigurisë, kërkoi NATO nga vendet anëtare një rritje të angazhimit financiar, sa % të PBB alokon aktualisht Shqipëria për mbrojtjen dhe a pritet të ketë një rritje në vijim?

Kryeministri Edi Rama: Ne jemi brenda parametrave për të cilat jemi angazhuar dhe nuk do ta rrisim asnjë qindarkë më shumë sesa angazhimi ynë buxhetin e mbrojtjes, të tjerët që janë më të pasur se ne, mund ta bëjnë dhe ne i përshëndesim dhe i mbështesim në rritjen e buxhetit të mbrojtjes, ne jo. Ne do të vazhdojmë ta rrisim buxhetin e mbrojtjes sipas parametrave të përcaktuar në Samitin e Uellsit, për të arritur në atë 2% e mirënjohur në afat. Nga ana tjetër, ne ku t’i marrim NATO-s ndonjë buxhet, jo më të shtojmë akoma nga buxheti ynë, që të flasim hapur, siç ju tanimë e dini që unë flas. Kështu që shpresojmë që tani t’i marrim NATO-s ca fonde për të realizuar ëndrrën e portit ushtarak të NATO-s,  ashtu sikundër shpresoj t’i marrim edhe ca fonde të tjera për mbrojtjen kibernetike. Ky është synimi ynë, ndërsa për mbrojtjen ne do të kontribuojmë qindarkë për qindarkë, ekzaktësisht aq sa jemi angazhuar dhe është shumë për Shqipërinë, por duke qenë se jemi në NATO, ne jemi korrekt dhe për këtë korrektesë jemi vlerësuar dhe vlerësohemi dhe do të vazhdojmë të jemi shumë korrektë me angazhimet, se e kam dëgjuar që kanë dalë disa që “do mbrojmë botën”, por ne këtu jemi, në këtë pikë. 

Shqipëria gjithashtu është zotuar të shpenzojnë 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen, madje në një intervistë për median gjermane NTV më 28 prill 2018, kryeministri Rama pohoi se ajo ishte përmbushur tashmë.

edi rama edi rama 1 korrik 2022

Sondazh

Poll