Politike

VD-Ironizon Korreshi: Na thoni se ku bëhen lejet, akoma s'ka marrë rrogën nusja ime, të bënim investim strategjik

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ironizoi lejet që jepen për të qënë investitor strategjik.

1 Korrik 2022, 13:41 Nga A.B

VD-Ironizon Korreshi: Na thoni se ku bëhen lejet, akoma s'ka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, me ironi, kërkoi më shumë informacione se si mund të bëhet një person investitor strategjik, duke marrë shembullin e gruas së tij. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Korreshi tha se nëse nuk quhet vjedhje nga pasuria e shtetit marrja e gjithë plazhit të Drimadhes atëherë dikush të gjejë se çfarë është. 

'Po po konkluzionet gjithmonë. Unë do thoja se ne këtë kërkuam e thatë nuk kemi emra. Po e fillove nga kjo, hyrjen e bëmë dhe herën e kaluar. Zakonisht, nuk i rikthehemi seancës së kaluar, ju pyetët se sa kishte fituar Xhaçka. Mjafton që bashkëshorti i një deputeti të marrë tokë e të vendosë shezlonge, e se nuk përbën shkelje, na thoni se ku bëhen lejet se akoma s'ka marrë rrugën nusja ime, po qe të bëjë investim strategjik. Se merr 400 mijë lekë e mbaron shpejt, po ashtu bëjmë plazhin. Ju të thoni të marr gjithë plazhin Drimadhes, e nuk është me vjedhe nga pasuria, gjejeni ju se çfarë është. '- tha Korreshi. 

saimir korreshi

Sondazh

Poll