Politike

Vrasja e Elbasanit, Bardhi i përgjigjet Berishës: “Babi Zenit”, prit hetimet se do turpërohesh!

Bardhi nuk kurseu as ironitë duke iu drejtuar Berishes si babi i Zenit.

1 Korrik 2022, 13:40 Nga e.k
Vrasja e Elbasanit, Bardhi i përgjigjet Berishës: “Babi
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu i kujtoi sërish Gazment Bardhit ngjarjen e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Pas konferencës për shtyp të Berishës, Bardhi i është përgjigjur “flakë për flakë” duke i kujtuar kryedemokratit se duhet të presë përfundimet e hetimeve lidhur me ngjarjen që tronditi vendin disa ditë para zgjedhjeve. Po ashtu, Bardhi nuk kurseu as ironitë duke iu drejtuar Berishës.

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, ishte i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ai u vra me armë zjarri nga Arbër Paplekaj gjatë një shkëmbimi zjarri mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste pasi demokratët dyshonin se ata po blinin votat katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan. Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë, Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale, Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

sali berisha gazment bardhi

Sondazh

Poll