Aktualitet

Aksident në Durrës, 25-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen 3 persona

Forcat blu bëjnë të ditur se 25-vjeçari me inicialet M.Ç humbi kontrollin e mjetit që drejtonte duke dalë nga mjeti e duke u përplasur me mjetin rrethues të një magazine.

30 Qershor 2022, 11:58 Nga A.B
Aksident në Durrës, 25-vjeçari humb kontrollin e mjetit,
Foto ilustruese

DURRËS- Një aksident me tre persona të lënduar ka ndodhur ditën e sotme në zonën e quajtur “4 rrugët”, Fllakë. Forcat blu bëjnë të ditur se 25-vjeçari me inicialet M.Ç humbi kontrollin e mjetit që drejtonte duke dalë nga mjeti e duke u përplasur me mjetin rrethues të një magazine. Për pasojë, janë lënduar të tre personat që ndodheshin brenda mjetit. Të tre personat janë dërguar në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Aksident në Durrës, 3 persona të plagosur. Rreth orës 11:40, në zonën e quajtur “4 rrugët”, Fllakë, shtetasi M. Ç., 25 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe ka përplasur murin rrethues të një magazine. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. Ç. dhe pasagjerët në mjet, shtetasit E. D. dhe I. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne durres durres

Sondazh

Poll