Aktualitet

Gruaja gjen burrin shqiptar të vdekur në oborrin e shtëpisë në Itali

Mediat italiane raportojnë se shqiptari që mbeti i vdekur është Sokol Prenga, 47 vjeç.

30 Qershor 2022, 10:47 Nga j.c
Gruaja gjen burrin shqiptar të vdekur në oborrin e shtëpisë
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është gjetur i vdekur nga gruaja jashtë shtëpisë në Cigognola të Italisë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari që mbeti i vdekur është Sokol Prenga, 47 vjeç.

Shqiptari u gjet i vdekur orëve të para të së mërkurës, ndërkohë gruaja lajmëroi menjëherë Policinë, e cila mbërriti në vend ngjarje. Sipas Il Giorno, 47-vjeçari dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale. Pas ekzaminimeve, nuk është dashur as kryerja e një autopsie, dhe trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ta përcjellë në banesën e fundit shqiptarin.

sokol prenga itali vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll