Aktualitet

‘Skifterët’ në Durrës! Zbulohen 190 orë dore, arrestohen 3 persona (EMRA)

Në pranga kanë rënë: Aldi Rama, 31 vjeç dhe Muharrem Vezi, 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

30 Qershor 2022, 09:45 Nga A.B
‘Skifterët’ në Durrës! Zbulohen 190 orë dore,
Ora

DURRËS- Tre të rinj janë arrestuar në Durrës pasi dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes. Në pranga kanë rënë: Aldi Rama, 31 vjeç dhe Muharrem Vezi, 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. I treti që u arrestua, 30-vjecari i identifikuar si Kristo Nakuçi, akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Arrestimi i tij u bë sepse ka përvetësuar njërën nga orat që dyshohet se Rama dhe Veizi e kanë vjedhur në banesën e shtetases P. N. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre personave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “ëatches”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Zbardhet vjedhja e 3 orave të dorës, në banesën e një shtetaseje, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Arrestohet edhe 30-vjeçari që përvetësoi njërën nga orat e vjedhura. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 190 ora dore, të dyshuara të vjedhura. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ëatches”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit: A. A., 31 vjeç dhe M. V., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 16.06.2022, kanë vjedhur 3 ora dore, në banesën e shtetases P. N., 32 vjeçe, banuese në Durrës.

Në vijim të veprimeve procedurale është arrestuar, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, shtetasi K. N., 30 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse ka përvetsuar njërën nga orat që dyshohet se shtetasit A. R. dhe M. V. e kanë vjedhur në banesën e shtetases P. N. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 190 ora të markave të ndryshme, të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durres, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll