Aktualitet

Vettingu/ Konfirmohet në detyrë Elsa Ulliri, s'përmbahet nga emocionet, shpreh lumturinë

Gjyqtarja Ulliri ishte e pranishme dhe shprehu gëzimin kur u shpall vendimi, i cili u pasua dhe me një përqafim nga anëtaret e gjykatës, e cila dukej mjaft e lumtur për suksesin e saj.

30 Qershor 2022, 11:19 Nga j.c
Vettingu/ Konfirmohet në detyrë Elsa Ulliri, s'përmbahet nga
Elsa Ulliri

LEZHË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Lezhës, Elsa Ulliri. Trupi gjykues përbëhej nga Roland Ilia kryesues, Pamela Qirko anëtare dhe Etleda Çiftja relatore. Hetimi u bë në të tre kriteret: Pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Gjyqtarja Ulliri ishte e pranishme dhe shprehu gëzimin kur u shpall vendimi, i cili u pasua dhe me një përqafim nga anëtaret e gjykatës, e cila dukej mjaft e lumtur për suksesin e saj. Madje në një moment, përqafoi edhe avokaten e saj, që po e shoqëronte sot në dhënien e vendit. Të dyja për një çast ka harruar kamerat në sallë, duke mos nguruar që t'i shprehë emocionet e saj.

Në relatimin e shkurtër të Çiftjes u bë me dije se Ullirit nuk i ishin gjetur probleme të pasurisë, që siç i kishte rezultuar Komisionit, ishte e gjitha e trashëguar nga babai. Megjithatë, gjyqtares iu kërkuan shpjegime për disa prej deklarimeve të saj dhe po ashtu edhe për dy bilance negative në të cilat gjendej familja e saj, në shumat 150 dhe 158 mijë lekë.

elsa ulliri komisioni i pavarur i kualifikimit

Sondazh

Poll