Aktualitet

Banda e "Fonzit": cilët janë "alpinistët" shqiptarë që vidhnin italianët (EMRA+VD)

Sipas mediave italiane, katër specialistë me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia pasi kanë plaçkitur banesat. Madje janë përdorur edhe përgjime për ta.

30 Qershor 2022, 10:17 Nga k.m.
Banda e "Fonzit": cilët janë "alpinistët"
Pamje nga aksioni i Milanos

MILANO- Zbulohen emrat e anëtarëve të bandës "Fonzi" që kryenin grabitje në Milano, duke u sjellë si alpinistë të vërtetë, që grabisin shtëpitë duke u ulur me litarë nga çatitë. Sipas mediave italiane, katër specialistë me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia pasi kanë plaçkitur banesat. Madje janë përdorur edhe përgjime për ta.

“E dyta dhe e parafundit janë të mbyllura, por dritaret e banjës janë të hapura,”-dëgjohet në një bisedë të tyre. Brenda njërës prej makinave të tyre, bateria e hajdutëve has në një defekt. Në pranga përfnduan: 27-vjeçari Alfons "Fonzi" Cani, 28-vjeçari Arnoldi "Noldi" Gjoka, 36-vjeçari Aleksandër "Leksi" Senaj dhe 21-vjeçari Klevis "Klevi" Kola.

Ata akuzohen për (të paktën) katër vjedhje të shtëpive të ndodhura në Milano gjatë ditëve të fundit. Inspektimet ishin të përditshme në banesat që u kishin vënë syrin: E dyta dhe e parafundit janë të mbyllura, por dritaret e banjës janë të hapura.

Kështu që pasi inspektonin me kujdes banesat, ngjiteshin në ballkone, ose duke u ulur nga çatia me litarë. Futeshin nga dritarja dhe merrnin çfarë gjenin, ndonjëherë edhe duke shkulur kasafortën. Nuk harronin as para, ora, bizhuteri, pjesërisht të gjetura bashkë me rrobat të shtrenjta.

Por në makinë, ata kishin edhe një pistoletë 7.65, që i përkiste 27-vjeçarit «Fonzi», i cili duhet të ishte i mbyllur në shtëpi pasi akuzohej nga prokuroria e Monzës për tentativë vrasjeje ndaj një tjetër shqiptari. Shqiptarët vendosnin targa që herë pas here ua hiqnin vjedhurazi makinave të tjera, për të vështirësuar gjurmimin. Përgjimet kanë zbuluar se shqiptarët vodhën në 4 banesa më 22-23 qershor, duke u ngjitur nga çatia.

operacioni fonzi milano

Sondazh

Poll