Aktualitet

I vodhi me dhunë varësen të resë, arrestohet 40-vjeçari në Fier

Policia në provën matëriale ka sekuestruar varësën e vjedhur e cila i është kthyer 25-vjeçares ndërkohë që materialet i kanë kluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

30 Qershor 2022, 10:59 Nga j.c

I vodhi me dhunë varësen të resë, arrestohet

FIER- Një 40-vjeçar i identifikuar si Ervin Kuka është arrestuar pasi i vodhi me dhunë varësen e floririt një 25-vjeçareje të identifikuar me inicialet E. I. ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti” , Fier. 40-vjeçari banues në Fier do të akuzohet ër veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Policia në provën matëriale ka sekuestruar varësën e vjedhur e cila i është kthyer 25-vjeçares ndërkohë që materialet i kanë kluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “8 Shkurti”, Fier, shtetases E. I., 25 vjeçe, i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin E. K., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që ky shtetas i vodhi me dhunë 25-vjeçares.

ervin kuka arrestoihet 40-vjecari ne fier

Sondazh

Poll