Aktualitet

Vrasja e Xhuvanit, Hoxha: Po hetohet për krim zgjedhor, kam pamje që tregojnë rolin e tyre, nëndrejtorët nuk panë asgjë

Pamjet, sipas Hoxhës nuk janë publikuar për të mos ndikuar në hetime.

27 Qershor 2022, 20:58 Nga F.M
Vrasja e Xhuvanit, Hoxha: Po hetohet për krim zgjedhor, kam pamje që
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar pezullimet dhe arrestimet e kryera në radhët e Policisë së Shtetit në Elbasan. I ftuar në "Të paekspozuarit", Hoxha tha se krahas dosjes për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, po bëhen hetime edhe për krim elektoral.

"Ky hetim brenda ka edhe vepra penale të krimit zgjedhor. Ka persona që janë në masë sigurie apo janë nën hetim për akuzën e krimit elektoral. Kemi të akzuuar për vrasje, përfshirje të policisë së Shtetit, përfshirje të Opozitës, etj. Unë nuk e di çfarë kanë thënë zëvendësdrejtorët, pork am parë pamjet që kanë dalë. Unë i kam pasur më herët, por nuk i kam publikuar seose nuk kam dashur që t’i jap pikë opozitës. Kështu që u arrestuan këta. Nëse do fitonte Opozita, do kishim një tjetër histori sot, të tjerë të arrestuar dhe të tjerë emra në tavolinë. Ka pasur tentative edhe për të arritur marrëveshje për të mos shkuar më tej. Po të dalë ajo videoj do shohim tjetër gjë, në atë video, drejtues të territorit aty nuk janë dy nëndrejtorët, është një person me celular në dorë. Aty ka shkuar SMV me policë që silleshin si komando. Nuk ka ndodhur ngjarja në sytë e nëndrejtorëve. Skena aty ka qenë një moment që dikush ka humbur toruan dhe ka nxjerrë koburen,"- tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll