Aktualitet

Sekuestrohen 30 mijë bimë narkotike, shkarkohet drejtori i policisë në Velipojë

Pas zbulimit të bimëve narkotike, është shkarkuar nga detyra edhe shefi i stacionit policor në Velipojë, Zamir Sytari.

14 Qershor 2022, 12:28 Nga A.B
Sekuestrohen 30 mijë bimë narkotike, shkarkohet drejtori i
Kanabis

SHKODËR- Operacion anti-kanabis në Shkodër. Një sasi e madhe e bimëve narkotike është asgjësuar në zonën e Velipojës. Janë zbuluar rreth 30 mijë bimë kanabis, që ishin mbjellë në një tokë që kishte edhe grurë. Policia ka arrestuar një person që dyshohet se merrej me kultivimin e më pas trafikimin e lëndëve narkotike. Në pranga Blerim Hoxhaj 24-vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur miku i tij. 

Pas zbulimit të bimëve narkotike, është shkarkuar nga detyra edhe shefi i stacionit policor në Velipojë, Zamir Sytari. Në këtë operacion ka marrë pjesë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohet se në këtë veprimtari janë përfshirë edhe punonjës të policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë operacionet e kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Luarzë”. Operacioni u zhvillua nga Stacioni i Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Gjenden dhe asgjësohen 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të territorit, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, falë përdorimit të dronit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizur operacionin “Luarzë”, gjatë të cilit është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Luarzë, Velipojë, Shkodër. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 24 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Luarzë, kanë gjetur 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se shtetasi B. H. i ka kultivuar në bashkëpunim me shtetasin R. B. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. B. dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

operacion anti droge ne shkoder blerim hoxhaj zamir sytari

Sondazh

Poll