Aktualitet

Mjekim në këmbim të seksit e parave, 82 shqiptarë nën hetim, mes tyre mjekë e biznesmenë

Nën hetim janë vënë edhe dy biznesmenët shqiptarë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj. Në këmbim mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal duke marrë para ose shërbime seksuale kundrejt personave që merrnin trajtimin mjekësore apo u lejohej hyrja në Itali.

10 Qershor 2022, 16:33 Nga DOSJA
Mjekim në këmbim të seksit e parave, 82 shqiptarë nën
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksion mes Shqipërisë dhe Italisë ka vënë në pranga nëntë persona dhe 82 shqiptarë nën hetim, mes tyre mjekët Edvin Prifti, Aurel Vula, mjek pediatër rheumatology, Ilir Broqaj, mjek anest-reanimator, i cili punon pranë shërbimt Anestezi-Reanimacionit dhe Vladimir Peto. Nën hetim janë vënë edhe dy biznesmenët shqiptarë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.

Nga hetimet rezulton se në periudhën 2020-2021, mjekët kanë bashkëpunuar me një grupi të organizuar kriminal që vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë. Grupi i organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme e për dokumentacionin e nevojshëm kanë pasur asistencën nga mjekët shqiptarë.

Hetimi mes organeve ligjzbatuese shqiptare dhe italiane ka dokumentuar lëshimin e certifikatave të rreme mjekësore që vërtetonin nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, kur në fakt nuk i kishin aspak të nevojshme. Në këmbim mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal duke marrë para ose shërbime seksuale kundrejt personave që merrnin trajtimin mjekësore apo u lejohej hyrja në Itali.

Pacientët që kanë paguar me para ose shërbime seksuale rezultojnë të kenë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin në Itali. Gjatë aksionit të përbashkët u sekuestruan mbi 500 000 euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 000 euro.

megaaksioni per ilacet

Sondazh

Poll