Aktualitet

Gentian Sharra mik i Talo Çelës, e punësoi si magazinier në kompaninë e gruas

Bëhet fjalë për punësim fiktiv.

10 Qershor 2022, 16:13 Nga F.M
Gentian Sharra mik i Talo Çelës, e punësoi si magazinier
Talo Çela

TIRANË- Gentian Sharra, personi që iu sekuestrua pasuria 5 milionë euroshe sot, rezulton të jetë mik me të shumëkërkuarin Talo Çela. Në dosje thuhet se miqësia ishte mjaft e ngushtë mes tyre, saqë Sharra e kishte punësuar Çelës në kompaninë e bashkëshortes së tij, Olta Sharra. Bëhet fjalë për punësim fiktiv. Zyrtarisht Çela rezultonte i punësuar si magazinier.

“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan me shkresën Nr 5041/1 datë 03.09.2020 informon se: Në ngarkim të shtetasit Gentian Mustafa Sharra ka të dhëna/informacione ku rezulton të jetë i implikuar në veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike, krimet kundër personit dhe krimit ekonomik. Ky shtetas njihet si lidhje e grupit të grabitjes së eurove në ambjentet e Aeroportit të Rinasit ku është marrë një sasi e konsiderueshme valute e huaj (euro). Sipas informacionit të mësipërm, furgoni i përdorur për këtë grabitje është modifikuar nga vëllezërit ÇALA tek servisi i këtij shtetasi Gentian Mustafa Sharra, i ndodhur në fshatin Katund i Ri-Elbasan. Gjithashtu ky shtetas është lidhje shoqërore e ngushtë e shtetasit Talo Jonuz Çela (aktualishtë në kërkim për këtë grabitje dhe i dyshuar për disa vrasje në Durrës dhe Elbasan). Sipas referimit lidhja është vërtetuar pasi për një periudhë kohore Talo Çela ka qënë i punësuar (fiktivisht) tek firma e bashkëshortes së tij Olta Sharra”, thuhet në dosje.

Sharrës iu sekuestrua sot 5 milionë euro pasur, përfshirë vila, makina e toka. Ai u vu në pranga më 19 maj të këtij viti, pas një aksioni të zhvilluar nga RENEA pas rrëfimit të Nuredin Dumanit. 

gentian sharra

Sondazh

Poll