Aktualitet

Publikohet FOTOJA/ Ky është Gentian Sharra që iu sekuestruan 5 milionë euro pasuri

Sharra është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit si njeriu që lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.

10 Qershor 2022, 16:33 Nga F.M
Publikohet FOTOJA/ Ky është Gentian Sharra që iu sekuestruan 5
Vila që iu sekuestrua

TIRANË- Personi që po shikoni është Gentian Sharra, 48-vjeçari që u arrestua më 19 maj pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që hapi dosje e zbardhi shmë ngjarje kriminale. Fotoja është publikuar nga OraNews.

Publikohet FOTOJA/ Ky është Gentian Sharra që iu sekuestruan 5
Gentian Sharra dhe Talo Çela

Gentian Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan rezulton i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai është i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas. Sharra është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit si njeriu që lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.

Në të shkuarën ai ka qënë i dënuar më pare për trafik droge. Sharrës iu sekuestrua sot 5 milionë euro pasur, përfshirë vila, makina e toka.

gentian sharra

Sondazh

Poll