Aktualitet

Vrasja e shqiptares në Itali, kunata: Na çonte lekë, jemi të varfër

Ajo shprehet se nuk e dinte që Pjetri punonte prostitutë.

7 Qershor 2022, 12:52 Nga F.M
Vrasja e shqiptares në Itali, kunata: Na çonte lekë, jemi
Kunata

TIRANË- Kunata e Nevila Pjetrit është shprehur se nuk është e vërtetë se 35-vjeçarja shqiptare që u vra në Itali ka qenë punonjëse seksi. Në një prononcim për mediat, ajo tha se Pjetri i ndihmonte me para sepse janë në gjendje të vështirë ekonomike.

“Është e rëndë, shumë e rëndë. Ishte e papritur për ne, Nevila ishte e lumtur. Ne jemi të varfër, ajo na dërgonte para çdo muaj dhe na ndihmonte ekonomikisht. Presim të sjellin trupin, shteti italian të gjejë vrasësin, kjo është vrasje e pabesueshme. I kanë vjedhur dhe jgërat që ka pasur me vete, nuk i gjendet asnjë letër, asgjë që kishte me vete,”- tha ajo ndër të tjera.

Pjetri u gjet e vrarë në Itali. Personi që ka ekzekutuar shqiptaren Nevila Pjetri dyshohet të jetë një vrasës serial. Kjo pasi sot, është gjetur një transgjinore e vrarë në të njëjtin vend si shqiptarja 35-vjeçare.

 

Sondazh

Poll