Aktualitet

Kishte fshehur 31 doza kokainë në kroskotin e makinës, arrestohet shqiptari në Itali

Gjatë kontrollit të makinës së një shtetasi shqiptar, policët zbuluan një ndarje të bërë në kroskotin e makinës, më saktë pas butonave të ajrit të kondicionerit ku ishin fshehur dy çorape, me gjithsej 31 mbështjellës celofani të mbyllura me nxehtësi.

7 Qershor 2022, 12:27 Nga d.a
Kishte fshehur 31 doza kokainë në kroskotin e makinës, arrestohet
Policia italiane

ITALI- Pasditen e së premtes së 3 qershor Karabinierët e Città della Pieve, të angazhuar në një shërbim kontrolli të jashtëm të territorit në komunën Magione, vuri re një makinë me një individ në bord, i cili, sipas tyre, u përpoq të ndryshonte drejtim. Të dyshimtë, policët ndaluan makinën dhe ushtruan një kontroll të saj dhe të shoferit.

Sipas mediave vendase, gjatë kontrollit të makinës së një shtetasi shqiptar, policët zbuluan një ndarje të bërë në kroskotin e makinës, më saktë pas butonave të ajrit të kondicionerit ku ishin fshehur dy çorape, me gjithsej 31 mbështjellës celofani të mbyllura me nxehtësi. Nga analizat e menjëhershme është bërë e mundur konstatimi se bëhet fjalë për kokainë, me një peshë totale rreth 22 gram.

Droga është konfiskuar menjëherë ndërkohë që shqiptari është vënë në pranga nën akuzën e trafikut të drogës dhe u dërgua në paraburgim në pritje të gjyqit.

Sondazh

Poll